Hamasi mohoi raportin izraelit dhe tha se këto pretendime janë një përpjekje për të justifikuar “krimin e tmerrshëm” në kampin Jabalia.
Ushtria izraelite ka pretenduar se ka vrarë një komandant të lartë ushtarak nga grupi i rezistencës palestineze Hamas, me sulmet ajrore vdekjeprurëse në kampin e refugjatëve Jabalia që la qindra të vrarë dhe të plagosur, transmeton Anadolu.
‘The Times of Israel’ citoi një deklaratë të ushtrisë izraelite që thoshte se në Gazën veriore vrau një komandant të lartë ushtarak në krahun e armatosur Hamasit, Brigadat Al-Qassam.
Media izraelite e identifikoi atë si Ibrahim Biari dhe pretendonte se ai ishte komandant i Batalionit Jabalia pranë Brigadave Al-Qassam.
Ushtria izraelite gjithashtu pohoi se Biari ishte pjesë e komandantëve kryesor të Hamasit në mbikëqyrjen e sulmit të befasishëm të grupit më 7 tetor kundër pozicioneve izraelite përreth Gazës.
Hamasi mohoi raportin izraelit dhe tha se këto pretendime janë një përpjekje për të justifikuar “krimin e tmerrshëm” në kampin Jabalia.
Sot më herët, një seri sulmesh ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia, sipas Ministrisë së Brendshme në Gaza, shkaktoi qindra viktima.
Ministria e Brendshme në enklavën e rrethuar tha se viktimat përfshinin kryesisht gra dhe fëmijë dhe se fëmijët izraelitë shkatërruan të gjithë sheshin e banimit të njohur si Blloku 6.
Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, e cila ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e Hamasit e kryer në fillim të këtij muaji.
Më shumë se 10 mijë njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 8.525 palestinezë dhe mbi 1.538 izraelitë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë thirrjet në rritje për një armëpushim, duke theksuar se kjo do të ishte një “dorëzim” ndaj Hamasit.