Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, thotë se ushtria ka rimarrë kontrollin e të gjitha komuniteteve pranë barrierës së Gazës – por përleshjet e izoluara po vazhdojnë me persona të armatosur aktivë palestinezë, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Më parë, ushtria tha se luftimet po zhvilloheshin në “shtatë ose tetë” vende brenda territorit izraelit.
Ndërsa, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant thotë se ka urdhëruar një “rrethim të plotë” në Rripin e Gazës: “Pa energji elektrike, pa ushqim, pa karburant”.