Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Izraeli vret dy gazetarë në Gaza

Sulmet ajrore izraelite kanë lënë të vdekur gazetarin, Hossam Shabat që ishte kontribues për gazetën Al Jazeera Mubasher. Ai u vra në një sulm që targetoi veturën e tij në Gazën Veriore.

Dëshmitarët thanë se vetura e Hossam u godit në pjesën lindore të Beit Lahiya. Disa këmbësorë mbeten të lënduar.

Shabat është gazetari i dytë i vrarë sot në Gaza. Më parë, ushtria izraelite vrau gazetarin, Mohammad Mansour, që ishte korrespondent i Palestine Today, në një sulm që kishte cak një shtëpi në Khan Younis, në Gazën jugore, ka raportuar Al Jazeera.

Që prej fillimit të luftës në Gaza, janë vrarë së paku 208 gazetarë nga sulmet izraelite në enklavë.