Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ja çfarë duhet të dini për ndryshimin e pagave nga 1 korriku për administratën dhe lajmet e fundit për rritjen e pensioneve, nga indeksimi, deri te skema e re, ekspertja e njohur e ekonomisë jep detajet

Ekspertja e njohur e ekonomisë Romina Radonshiq ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket rritjes së pagave në administratë dhe planet e qeverisë për të rritur pensionet. Në një intervistë televizive, ajo u shpreh se rritja e pagave është një efekt pozitiv pasi për vite ka qenë një afat kohor shumë i zgjatur që nuk janë indeksuar pagat. Nga ana tjetër, sipas ekspertes një pension do të ishte i rritur mjaftueshëm, nëse do të ishte afër pagës minimale, por çështja është se kjo është e paarritshme pasi nuk do të shkojë aq.

-Fakti që nga 1 korriku do të kemi paga dhe pensione më të larta, madje do të shohim një rritje të paregjistruar më herët. Si do të ndikojë fillimisht në ekonomi kjo rritje e pagave?

Rritja e pagave është një efekt pozitiv pasi për vite ka qenë një afat kohor shumë i zgjatur që nuk janë indeksuar pagat. E ndoshta kjo iniciativë vjen për shkak të rritjes së kostos së jetesës në Tiranë dhe në çdo qytet tjetër të Shqipërisë, sepse ne radhitemi si një nga vendet me pagat më të ulëta dhe është normale që sot, duhet të kishte një reagim se nëse nuk kemi paga të larta, atëherë kemi nivel varfërie të lartë, kemi një lloj standardi të ulët. Ne duam të futemi në BE dhe me pagat që jemi, ne nuk mund të futemi në BE.

-Kjo rritje do të ndikojë drejt për së drejti në konsum?

Do të ndikojë në konsum, do të ndikojë në performancën e buxhetit familjar të individëve që iu rriten pagat e megjithatë, unë kam një dyshim te pjesa e qeverisjes vendore sepse shumë bashki jo të qyteteve kryesore, edhe pse nëpunësit kanë mbaruar punë shumë të mirë, mirëpo paguhen pak më shumë se me një pagë mbi minimale dhe kanë një kosto të lartë jetese, mbase jo si në qytetet e mëdha por të mendosh të mbarosh një universitet dhe të bësh një punë të mirë, është për të ardhur keq, por nuk e di si do e zgjidh qeverisja vendore këtë gjë, pasi dhe ajo ka problemet e veta me buxhetin dhe pagat nga ai buxhet vendor caktohen. Megjithatë do të ndikojë pozitivisht, madje do të jetë dhe administrata publike.

-Rritja e pagave pa arritur produktivitetin, ka rreziqe të tjera?

Ky është problemi më i madhe sepse administrata publike dhe pse ka trajnime e kualifikime, por pjesa më e madhe e trajnimeve bëhen aty për aty e nuk është se shfrytëzon për të rritur performancën në punë sepse ne e dimë shumë mirë që çdo trajnim që organizon vetë administrata qofshin dhe ministritë, brenda dhe jashtë vendin, e shfrytëzon më shumë për udhëtime sesa për të marrë informacionin e duhur për të kontribuar në performancë. Mendoj që do të duhet një angazhim dhe nga vetë burimet njerëzore me qëllim që paga e tyre janë taksat e shqiptarëve normalisht, e të justifikojnë edhe punën, sepse ne e dimë shumë mirë që një pjesë e punonjësve e bëjnë punën në kafe ku edhe pse kanë mënyrën e modernizuar duke u çekuar por përsëri ato dhe hyjnë e dalin dhe jo gjithmonë janë në vendin e tyre të punës në momentin që kërkohet shërbimi nga qytetarët.

-Kemi të bëjmë me një konkurrencë të shëndetshme, përsa kemi të bëjmë me rritje të pagave në sektorin publik dhe njëfarë presioni që edhe sektori privat të bëj të njëjtën gjë?

Sektori privat duhet patjetër të rrisë pagat se nëse flasim për administratë publike e respekton më tepër kontratën e punës, ndërsa sektori privat ne e dimë shumë mirë që një punonjës punon me orar të zgjatuara, nuk ka shpërblime monetare e ndoshta dhe jo monetare, duke i motivuar.

-Rritja e pagave shoqëruar dhe me mungesën e punonjësve, ka ndikuar në rritjen e pagave, qoftë atyre reale, qoftë dhe atyre që një pjesë deklarojnë dhe një pjesë jo pagat e punonjësve?

E vërtetë, ky është problemi më i madh te pjesa e evazionit fiskal edhe pse qeveria është përpjekur herë pas here të bëj kontrolle por aty ku ka sektor turizmi që është një sektor strategjik, ne kemi akoma pjesë të evazionit fiskal ose ndoshta dhe të punësimit informal që qeveria duhet të shtojë inspektorët te Tatimet, pasi janë më të përgjegjshëm në kontrollet e këtyre subjekteve, se është një nga problemet, por ka patur reagime.

-Një efekt tjetër pozitiv a mund të jetë te skema në tërësi, te skema e Sigurimeve Shoqërore?

Është një, madje që në momentin që u fol për pagën mesatare 900 euro, shumë ekspert ekonomie thanë u sa mirë që do shkojë paga sëpari për të rritur standardin e jetesës për individët të cilët punojnë në administratën publike por do të ndikoj edhe në sektorin privat për rritjen e pagës dhe do të ndihmojë skemën e Sigurimeve të Sigurimeve Shoqërore. Vetë shteti duhet shumë para t’i jap kësaj skeme e përsëri jemi në ato standarde ku niveli i pensioneve është në nivelet më të ulëta se në vendet e rajonit. Ndaj besoj se kryeministri paralelisht me rritjen e pagave në administratën publike ka folur dhe për rritjen e pensioneve pasi është një çështje shumë sensitive. Pasi në të vërtete pensionistët kanë dhënë shumë në këtë vend.

-Shpesh herë administrata publike është akuzuar për paaftësi, për mënyrën sesi kanë gjetur një vend pune. Në tërësinë e vet përveç konkurrencës midis sektorit privat dhe atij publik, brenda sektorit publik, do të ketë një konkurrencë më të ashpër, pra një konkurrencë pozitive që produkti final të jetë më i mirë dhe në këtë mënyrë shmanget edhe punësimi nëpërmjet njohjeve?
Unë mendoj që duhet patjetër por pjesa e aftësisë së punonjësve të administratës publike unë shoh që janë rritur numrat e aplikimeve për masetera në degë të caktuar se rastis që diploma e tij nuk korrespondon me pozicionin në punë. Shoh që ka një reagim që ato marrin një master në lidhje me pozicionin që kanë me qëllim që të mbrojnë vendin e punës. Pjesa e nepotizmit do të jetë pak e vështirë për të eliminuar sa dhe vetë aplikantët për të punësuar, ve në siklet drejtues të cilët ndoshta i kanë të njohur e bëhen dhe vetë palë të korrupsionit. Pasi ne vetë themi që janë drejtuesit që janë të ‘korruptuar’, por në të vërtetë dhe vetë ato bëhen pjesë e korrupsionit. Ndryshimi duhet të nisi nga ne që të ndryshojë kjo lloj qasje. Megjithatë ka ardhur momenti që gjithsekush të marrë atë që meriton.

-Shpesh herë është deklaruar që modernizimi i administratës publike është një ndër pikat kryesore për t’u plotësuar në rrugën drejt integrimit në BE. Çfarë do të thotë një administratë e modernizuar?

Do të thotë sëpari që të jetë në të njëjtën hap me vendet e BE-së. Kemi shumë punonjës të administratës që ende nuk dinë të përdorin kompjuterin apo të dërgojnë një e-mail, kjo vjen nga një moshë ku nuk janë shumë miqësor me teknologjinë dhe internetin por janë shumë të mirë te pjesa manuale.

-Një tjetër pikë e përmendur nga kryeministri Edi Rama, ishte rritja edhe e pensioneve, e madje pritet të jetë një ndër rritjet më të mëdha. Sipas jush sa duhet të jetë një pension i drejtë në Shqipëri?

Një pension mendoj se do të ishte i rritur mjaftueshëm, nëse do të ishte afër pagës minimale, por çështja është se kjo është e paarritshme pasi nuk do të shkojë aq. Kemi një problem sepse brezat që do vijnë e sidomos te femrat, do jenë më tepër me pension të pjesshëm, sepse pas viteve 90’ janë target grupi që u punësua në informalitet, pasi mendonin se bizneset i kishin siguruar por nuk iu kishin paguar asnjë kontribut vjetor. Një pjesë e mirë do të jenë me pension të pjesshëm pasi nuk arrijnë dot të përmbushin vitet e punës. Një pension i pjesshëm që arrin diku te vlera 92 mijë lekë të vjetra por të shihet për të shkuar pak më lartë pasi është shumë e ulët si vlerë.

-Të shohim rritja sa do të jetë, i përgjigjet pensionistëve me këtë inflacion kaq të lartë?