Vazhdojnë të dalin në sipërfaqe keq menaxhimi dhe trajtimet jonjerëzore të personelit, që po bëhen nga menaxhmenti i Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës-QKSUK i cili udhëhiqet nga: Dr. Kastriot Meqa, Dr. Aida Rexhepi, Dr. Miranda Stavileci…
Problemet në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, nuk kane të ndalur, për këto probleme ditë më pare u fol edhe në Kuvendin e Republikës se Kosovës, si dhe me rastin e vizitës së Kryeministrit Albin Kurti në QKSUK-ë, ku ka takuar nga afër një pjesë të personelit shëndetësor të kësaj qendre, duke dëgjuar ndër të tjerash edhe pakënaqësitë e ankesat e tyre.
Kryeministri Kurti ka pasur një bisedë sy më sy me stomatologen Dr. Sci. Erza Mulaj, e cila ka njoftuar kryeministrin rreth gjendjes aktuale në QKSUK, duke u ndalur specifikisht tek keq menaxhimi i kësaj Qendre Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës-QKSUK.
Dr. Sci. Erza Mulaj, të cilën personeli i QKSUK-së tani e quan heroinë të “Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës”, në faqen e saj në Facebook, ka thënë se ndër të tjerash me Kryeministrin Kurti ka folur edhe për shkeljet e shumta deri te trajtimi jonjerëzor që po bëhet me qëllim frikësimi, situatë ku një pjesë të personelit po e dërgon deri te dhënia e dorëheqjes nga kjo Klinikë Stomatologjike, ku ata kane dhënë kontribut me dekada.
“Dje gjatë vizitës së Kryeministrit të Kosovës në QKSUK si personel shëndetësor shfrytëzova rastin të paraqes para tij shqetësimin për keq menaxhimin e kësaj Qendre Klinike.
Shkeljet e shumta deri te trajtimi jonjerëzor që po na bëhet me qëllim frikësimi, situatë ku një pjesë të personelit po e dërgon deri te dhënia e dorëheqjeve nga kjo Klinikë për të cilën kanë dhënë kontribut me dekada.
Kryeministri me tha që do të rregullohen këto punë. Shpresoj që guximi për të shpreh pakënaqësinë në lidhje me gabimet dhe shkeljet e menaxhmentit do reflektojë me veprime e ndryshim të qasjes dhe situatës e ambientit tashmë toksik që është krijuar edhe në mes kolegëve të punës në Qendrën tonë Klinike”.