Një tjetër debat i ashpër ka plasur mes Rike Roçit dhe Meriton Mjekiqit, ku shkak u bënë akuzat e këtij të fundit se modelja ka tradhtuar shoqen e saj Vesa Smolica.
“A s’të vjen turp që thua ia ke futur Vesës”– i tha banorja moderatorit i cili instistonte se ishte Rike ajo që e nxjerri Vesën nga shtëpia e “BBVIP”.
“Je për cirk o shpifësirë. Të kesh turp që thua një gjë të tillë. Ti je tradhtar që kë tradhtuar shoqen dhe shokun”– iu kthye Rike.
Pjesë nga debati:
Meritoni: Ia keni futur Vesës
Rike: A s’të vjen turp që thua ia ke futur Vesës
Meritoni: Vesa a e ke kuptuar se si ta kanë futur këta
Rike: Domethënë unë ia kam futur Vesës, kur ia futa unë ma trego?
Meritoni: Te pjesa e nominimit, te argumentat
Rike: Cili nominim more? Si ske turp unë nuk jam tradhëtare si ti. Tin i tradhton miqtë
Meritoni: Ju keni thënë që Vesa në mënyrë direkte del nga shtëpia
Rike: Ty të vijë turp që e thua këtë. Sa qesharak që je. Ti vërtetë je palaço, je për cirk. O shpifësirë. Të kesh turp që thua një gjë të tillë. Si mund të thuash që unë ia kam futur Vesës në raportin që unë kam me Vesës. Ti je tradhtarë që kë tradhtuar shoqen dhe shokun