Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ja kur do të vendoset për kërkesën e Mitrovicës së Veriut per anëtarësim në Asociacion

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka dërguar kërkesë për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës ditë më parë. Ndërsa, nga AKK-ja është vendosur që kjo kërkesë për anëtarësim të shqyrtohet më datë 22 gusht të këtij viti.

Pasi sipas procedurave të AKK-së, mbledhja e jashtëzakonshme duhet të mbahet një muaj pas kërkesës së parashtruar

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq të martën kishte shkruar një kërkesë për të ia drejtuar Asociacionit të Komunave të Kosovës. Në kërkesë bëhej fjalë për anëtarësim.

Por, ai dhe të gjithë punëtorët e Komunës së Mitrovicës së Veriut nuk do e marrin vesh nëse pranohen deri më 22 gusht.

Kjo pasi Asociacioni nuk mund ta shqyrtojë kërkesën para kësaj date.

“Më 22 gusht 2023 do të mbahet kuvendi i jashtëzakonshem i AKK-së ku do ë shqyrtohet kërkesa e komunës së Mitrovicës së Veriut”, ka deklaruar Sazan Ibrahimi.