Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ja kush e mësoi presidentin Macron të flasë shqip

Mbrëmë presidenti francez, Emmanuel Macron në Tiranë foli edhe disa fjalë në gjuhën shqipe.

Ka qenë ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ai i cili ishte edhe pjesë e delegacionit francez të ardhur në Shqipëri mbrëmjen e së hënës, e që ka mësuar Macron t’i flas disa fjalë në shqip.

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar një video në Instagram së bashku me Lorik Canën, derisa ky i fundit zbuloi se ka udhëtuar në avion me presidentin francez, derisa shpjegoi se Macronit i mjaftonte “vetëm 2-3 herë ta lexonte dhe e kapte direkt”.

 

View this post on Instagram

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

“Po udhëtova me të, një eksperiencë e jashtëzakonshme, një ftesë e ardhur nga presidenti vetë për të qenë pjesë e delegacionit zyrtar francez. Macron ishte një nxënës i jashtëzakonshme, i duhej dy tre herë ta lexonte edhe e kishte kapur”, tha Cana në videon e publikuar nga Blendi Fevziu.