Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ja vendi që hoqi vizat për Kosovën

 
   

Zv.ministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, ka bërë të ditur se Tajvani ka hequr regjimin e vizave për kosovarët.

Minsitri ka shkruar se duke filluar nga 1 dhjetori 2024, qytetarët e Republikës së Kosovës me pasaporta të rregullta, diplomatike ose zyrtare do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Tajvanit.

“Duke filluar nga 1 dhjetori 2024, qytetarët e Republikës së Kosovës me pasaporta të rregullta, diplomatike ose zyrtare do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Tajvanit.Kjo shënon një hap tjetër të rëndësishëm në fuqizimin ndërkombëtar të pasaportës së Kosovës, ku vetëm brenda këtij mandati qeverisës u mundësua udhëtimi pa viza në Zonën Shengen, Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlandë, Izrael dhe tani edhe në Tajvan.Kjo mundësi e re për lëvizje të lirë me Tajvanin hap rrugën për partneritete ekonomike, shkëmbime arsimore dhe bashkëpunim kulturor midis dy shoqërive tona”, ka shkruar Ahmeti.