Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Jabllanoviq tregon arsyet pse u tërhoq nga gara zgjedhore në Leposaviq

Kryetari i “Partia Kosovskih Srba”, ka dhënë arsyet e tërheqjes nga gara në zgjedhjet komunale në veri, respektivisht në komunën e Leposaviqit.

Ai tha se kushtet nuk ishin të mira për ta marrë pushtetin, për shkak të situatës së tensionuar. Sipas tij, në mënyrë legale ai do të mund ta merrte pushtetin, por theksoi se aty nuk do të kishte legjitimitet.

Jabllanoviq, tha se për të pasur legjitimitet do duhej që të paktën të merren 3 mijë vota.

“Po, kam dëgjuar çfarë ka thënë. Por, unë e kam shpjeguar këtë çështje rreth zgjedhjeve disa here. Unë nuk kam diçka te re për te thënë. Unë kam treguar gjithçka çfarë kam pasur për te treguar. Kushtet për zgjedhje, ne njërën ane kane qene te thjeshta. Ke mundur vetëm te vish dhe ta marrësh pushtetin lokal. Por, ne anën tjetër, t’i mbash ato afër stacioneve te policisë dhe njësive speciale te policisë, ne disa kontejnerë jashtë qyteti, është diçka tjetër. Ju nuk mund te merrni kontrollin e një qyteti si Leposaviqi ne atë mënyre, me një numër te madh te votave. Legalisht, ju mund ta merrni karrigen e kryetarit, por ju realisht nuk keni legjitimitet. Sepse për te pasur legjitimitet ne Leposaviq, ju duhet qe t’i keni te paktën mbi 3 mije vota. Nëse ju mendoni se mund ta udhëhiqni Leposaviqin me  100 vota, siç mendon Lulzim Hetemi, juve do t’u nevojitet mbi gjysma e KFOR-it dhe qindra trupa te policisë vetëm te vini brenda ne objekt”, ka thënë ai.

Tutje ai tha se nuk e ka pritur që do të ketë tensione kaq të mëdha sidomos në komunën e Leposaviqit, por kjo sipas tij ndodhi në momentin që kryetari hyri në objektin komunal.

Jabllanoviq, u shpreh se dy kryetarët e tjerë në Zveçan dhe Zubin Potok, e “kanë kuptuar realitetin”, për shkak se punët po i kryejnë nga fshatrat e tyre, e jo në objektin komunal.

“Jo, jo sepse sinjalet e para nga kryetari i ri ishin te mira. Sepse ai betimin si kryetar e beri ne një fshat shqiptar. Dhe gjithkush besonte se kjo ishte e tera, ai nuk do te vinte dhe te provonte ta merrte zyrën ne Leposaviq. Kështu qe ai u mendua se potencialisht mund te qëndronte ne fshatin Bistrice, per te provuar qe ta emëronte kabinetin e tij dhe gjera te tjera qe kishte për te bere, sepse serbet u larguan nga institucionet. Mirëpo, menjëherë  pas sinjalit te pare te mire, menjëherë ata vinin me shume vetura te policisë dhe morën zyrat ne Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Tani mund te shohim se dy kryetaret e tjerë nga PDK ne Zubin Potok dhe Zvecan, e kane kuptuar realitetin ne teren dhe po dëgjojnë këshillat nga komuniteti ndërkombëtar, kështu qe po e kryejnë punën e kryetarit nga fshatrat e tyre”, tha ai.

Ai ritheksoi se arsyeje pse nuk morri pjesë në zgjedhje, ishin “kushtet jonormale”. Tutje ai tha se kryetari i Leposaviqit, nuk është banor i asaj komune, por i Mitrovicës së Jugut.

“Absolutisht, do te ishte një situate krejt ndryshe. Mirëpo, unë nuk mund të merrja pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në rrethanat në të cilat ishim. Kushtet nuk ishin normale. Ju nuk mund t’i keni tri vendvotime për rreth 300 votues shqiptare dhe tri vendvotime të tjera për rreth 3 mije votues serb. Ka qene e papranueshme. Ne asnjëherë nuk kemi pasur ndonjë shembull më përpara, si ajo çfarë ndodhi në prill në Kosovë. Këto zgjedhje kane qene vetëm për të vërtetuar se si Qeveria e ka një lloj kontrolli në teren. Mire, ata e vërtetuan këtë i organizuan zgjedhjet, por si politikan serioz, ne duhet t’i pranojmë rezultatet. Sistemi politik i Kosovës është një sistem shume i ri dhe disa rregulla nuk janë prefektë. Ju mund ta zgjidhni dike kryetar me 100 vota, realisht ai nuk mund te udhëheq me 100 vota. E veçanërisht Lulzim Hetemi, qe është kryetar i përkohshëm i Leposaviqit, ai nuk është një person qe jeton ne Leposaviq. Ai jeton ne Mitrovicën e Jugut dhe gjithkush duhet ta dije këtë”, tha ai.

Ndryshe, sot gjatë ditës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Jabllanoviq kishte marrë një milionë euro, dhe një banesë në Serbi, vetëm për t’u tërhequr nga gara zgjedhore në Leposaviq.