Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Jahiri: Ramadanin e presim gjatë javës në Kosovë, ekstradimi i tij në Serbi nuk vije në shprehje

 
   

Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka mirëpritur lirimin nga paraburgimi të Blerim Ramadanit, i cili ishte arrestuar në Maqedoninë Veriore me urdhërarrest të lëshuar nga Serbia.

Ndonëse e e quajnë limim gjysmak, pasi gjykata atë e ka liruar me kusht, Luan Jahiri nënkryetar i OVL-UÇK-së në Ferizaj ka shprehur besimin se ai do të kthehet në Kosovë para 16 gushtit, datë Kjo kur parashihet se lirimi me kusht për Ramadanin të përfundojë.

Nuk do të pritet vendimi për lirim me kusht deri më 16 gusht dhe ekstradimi i tij në Serbi nuk vjen në shprehje. Kam biseduar me të dhe është mirë me shëndet dhe ka dërguar përshëndetje për të gjithë ata që janë angazhuar në lirimin dhe rastin e tij. Në paraburgim ka pasur trajtim të mirë”, ka thënë ai.

I pyetur nëse vizita e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla të mërkurën në Maqedoninë e Veriut ka pas ndikim në lirim, pasi edhe ministri e kërkojë një gjë të tillë, ai tha se beson që ka ndikim.

“Ambasadori ka qenë i angazhuar që nga dita e parë, nga minuta i parë për lirimin e Blerimit. Vizita e ministrit të Brendshëm besoj që ka ndikuar, sepse ndalimi ka qenë politik dhe në raste të tilla Qeveria jonë duhet të angazhohet menjëherë”, ka thënë Jahiri.

Sot, është liruar nga paraburgimi ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani i cili ishte ndaluar në hyrje të Maqedonisë së Veriut.

Ramadani, me vendim të gjykatësit të procedurës paraprake, do të duhet të qëndrojë në burg shtëpiak me masë përkujdesi.

Ai deri në kryerjen e procedurave të mëtejshme nga 01.08.2024 deri më 16.08.2024 do të ketë vendqëndrim të përkohshëm në Shkup.