Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Jahjaga mirëpritet nga Kasanof, flasin për thellimin e marrëdhenieve bilaterale mes Kosovës dhe ShBA’ve

 
   

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në Departamentin e Shtetit u mirëprit nga zëvendës ndihmës sekretari Alexander Kasanof.

Jahjga thotë se me Kasanof kanë diskutuar për zhvillimet aktuale duke e ritheksuar nevojën dhe domosdoshmërinë e partneritetit strategjik dhe thellimin e marrëdhenieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë

Në Departamentin e Shtetit Amerikan u mirëprita nga Zëvendës Ndihmës Sekretari z.Kasanof.

Z. Kasanof e urova për detyrën e re dhe i dëshirova mandat të suksesshëm.

Biseduam për zhvillimet aktuale dhe ritheksova nevojën dhe domsodoshmërinë e partneritetit strategjik dhe thellimin e marrëdhenieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.