Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Jakshiq: Është sekret i hapur se Goran Rakiq është rrahur në Mitrovicë, ka të thyer krahun dhe lëndime në kokë

 
   

Mjeku Marko Jakshiq nga Lëvizja Kombëtare e serbëve të Kosovës ka thënë se është sekret i hapur që ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është rrahur në Mitrovicë. Sipas informacioneve të tij, Rakiq ka një krah të thyer dhe një numër të madh të qepjeve në kokë dhe aktualisht po trajtohet në shtëpi.

Epo, po, ai u rrah. Është një sekret që dihet  këtu. Atij iu dha ndihma dhe u lirua për mjekim në shtëpi. Pse qeveria nuk e pranon publikisht është një pyetje tjetër. Ndoshta sepse është turpi i tyre. Ju e dini që unë kam qenë drejtor i spitalit dhe se shumë kolegë të mi punojnë atje. Pra, njeriu ynë është rrahur, ai ka një krah të thyer dhe një numër të madh të qepjeve në kokë”, ka thënë Jakshiq për gazetën “Nova”.

Siç tha ai, në Mitrovicë thuhet se Rakiq është rrahur nga serbët, por se motivet e sulmit janë vetëm spekulime.

Kur bëhet fjalë për pretendimet se Milan Radoiçiq qëndron pas sulmit, Jakshiq tha: “Nëse Milan Radoiçiq do ta bënte atë, ai mund ta bënte shumë më lehtë në Beograd”.

Tani pse u rrah Rakiq? Unë vetëm mund të hamendësoj dhe supozoj se përfshihen disa marrëdhënie personale. Ai ka qenë në krye të Listës Serbe për një kohë të gjatë, nuk ka ndihmuar askënd, por sigurisht ka dhënë premtime. Një gjë tjetër, njerëzit janë të zemëruar me Listën Srpska. Duke pasur parasysh se ka ndodhur një ose dy orë pas mesnate ka mundësi që shoqëria të jetë “nxehur” dhe pastaj nuk duhet shumë që të shpërthejë sherri”, tha Jakshiq.

Më 13 tetor u raportua se Rakiq ishte sulmuar një natë më parë, rreth mesnatës, para banesës së tij në pjesën veriore të Mitrovicës. Rasti nuk është raportuar në polici dhe mediat nuk kanë mundur të marrin konfirmim nga spitali në Mitrovicë se Rakiq po trajtohej atje. Siç kanë deklaruar, trajtimi i tij është bërë në fshehtësi.

Vetë Rakiq nuk ka bërë ndonjë koment me këtë rast.