Raportet Kosovë-Serbi vazhdojnë të jenë të tensionuara.
Së fundi, president serb, Aleksandar Vuçiq ‘kërcënoi’ duke thënë se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë, për shkak të sjelljes së autoriteteve të Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar.
Ndaj kësaj deklarate të presidentit serb, reagoi ashpër gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha.
Ai në një postim ne Facebook u shpreh se me këtë Vuçiq nënkuptoi përdorimin e “forcës ushtarake”.
Mirëpo, gjenerali hodhi në dyshim suksesin e njësiteve ushtarake serbe nëse hyjnë në Kosovë, derisa e paralajmëroi Vuçiqin për dështimin e tyre, përcjell “Bota sot”.
Madje, Maralusha me përvojën e tij në disa luftëra të mëdha, shprehu gatishmëri për t’i ndihmuar dhe stëvitur forcat e Kosovës.
Postimi i plotë
Vuçiqi dje deklaroj se Serbia ka mundësi edhe ta përdori një forcë (ushtarake) kundër Kosovës.
Si ushtarak me marinsat amerikanë dhe i specializuar në lufta dhe operacione guerile dhe kundër guerile, po ashtu në operacione zbulimi dhe kundër zbulimi. Jam i sigurt që ka mundësi me përdor forcë ushtarake.
Por, pyetja bëhet se a kanë me pasë ndonjë sukses, njësitet ushtarake serbe pasi të hyjnë brenda Kosovës?
Unë kam shërbyer në Vietnam, Afganistan, Irak dhe në Bosnje, ushtria e rregullt ditën e kontrollon terrenin, kurse natën terreni kontrollohet nga njësitet e specializuara për aksione jo konvencionale.
Njësitë jo konvencionale kanë mundësi me e ndalë armikun në çdo terren dhe në çdo kohë.
Një grup prej tre vetësh mundet me e ndal një battalion të rregullut në vend dhe me shndërru në të palëvizshëm me orë apo me ditë të tëra.
Prandaj, Vuçiqi le të mendon natë e ditë para se t’i merr këta hapa. Njësit apo grupet e vogla e zotërojnë terrenin e vetë të aksioneve, një gjë që ushtria sulmuese është e pamundur me zotëru.
Për këtë arsyje, forca e Kosovës nuk duhet me manovru kundër armiku me njësi më të mëdha se një zog apo kompani.
Unë jam më se gati me i ndihmu, stërvit njësitet e këso lloji nëse është nevoja.
PS. Kur ke informacione të sakta, mos lejo që armiku t’iu sulmon, por ti sulmoje.