Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Jam i shokuar”/ Babai i Murselit: Liridona ishte infermiere, këtë raport me Naimin mund ta pohojë edhe familja e saj

 
   

Shaban Murseli ka deklaruar se nuk kishte dashuri si e djalit të tij dhe Liridonën, duke theksuar se nuk asnjë arsye pse Naim Murseli mund të porosiste vrasjen e 30-vjeçares.

Për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në News24, ai deklaroi se i biri dhe Liridona Ademaj ishin njohur me dashuri dhe marrëdhënia e tyre ishte e shkëlqyer.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet se vrasja e 30-vjeçares, është porositur për shkak të sigurimit të jetës së saj në Suedi, duke theksuar se Naimi mund ta ketë ndërmarrë këta akt vetëm nëse “jeta e tij ka qenë e rrezikuar”.

“S’kishte dashuri si e tyre. Jam i shokuar, këtë mund ta pohojë edhe vetë familja Ademaj. Janë martuar me dashuri.

Ajo mbaroi shkollën si infermiere dhe punoi në shtëpitë e të moshuarave si ndihmës infermiere, Hapi pastaj kompani të veten për pastrimin, investoi Naimi. Ishte shumë e suksesshme, punonte edhe tek lokali.

Marrëdhënia e tij ishte e shkëlqyeshme, jo e mirë. Arsyeja e vrasjes është pyetje 1 mln dollarëshe. Ishte shumë i përkushtuar ndaj saj.

Gjithë kohës ai thoshte vetëm “Lili, Lili”. kam frikë mos ka qenë jeta e tij e rrezikuar, se ndryshe s’ka asnjë arsye tjetër.

Pyetjes se kush mund ta kërcënoj, u shpreh: “Është marrë me biznese e politikë. Nuk e di, këtë gjë e di ai”, deklaroi Shaban Murseli.

Ndërsa shtoi: “Ka punuar në një kompani të madhe sigurimesh në Suedi. Nuk i besoj versionit që sigurimi mund të jetë arsyeja e vrasjes”.