Policia e Kosovës me profesionalizëm arriti ta mbante nën kontroll aksionin e krijuar në veri, në fshatin Banjskë ku mbeti i vrarë një rreshter i Kosovës.
E habitshme është ajo se çfarë ka shruar një komentues serb për Policinë tonë.
Analsiti Imer Mushkolaj, duke përcjell mediat serbe, ka publikuar një koment të një serbi për policinë tonë.
Shkrimi i Mushkolajt:
Një komentues në një media serbe, për Policinë e Kosovës:
“Jam i shokuar nga profesionalizmi i Policisë së Kosovës, nuk e kam pritur absolutisht një nivel të tillë. Gjithçka kanë përcjellur që nga fillimi, kanë xhiruar nga shumë kënde, nuk kanë vepruar dhunshëm, edhe pse kanë mundur ta neutralizojnë pa problem çdo person që shihet në xhirim dhe askush nuk do t’ua zinte për të madhe. Kushdo që i ka stërvitur forcat e tyre policore bravo i qoftë, ka bërë punë të mirë”.