Françeska Murati, ish banore e Big Brother VIP ishte e ftuar në një emision televiziv, ku foli ndër të tjera ‘pa dorashka’ për të gjithë banorët.
Ajo tha mendimet e saj për gjithsecilin, ku nuk kurseu as ‘thumbat’ për disa prej tyre.
“Sara Gjordenit i kam shprehur shumë konsideratë. Nga ana ime nuk ka hatërmbetje, gjithçka që ndodhi atje, për mua mbetet atje dhe shpresoj të jetë e njëjta gjë.
Heidi, e vetmja gjë që kam kuptuar, isha e drejtë në analizat e mia për të. Brenda kam thënë mos po i bie kot, tani kuptova që nuk e meriton finale se lojën e ka në kurriz të Romeos.
Roza, nona e Big Brother, vajza më e shkëlqyer, luftarake, kam vetëm fjalë të mira për të. Ledjona, kam qëndruar pak kohë me të, kam fjalë të mirë për të. Unë nuk jam miss pyka, por jam miss Londra. Julin kam parë si kundërshtar që në nisje“-u shpreh Françeska.
Ajo shprehet se i ka rënë më qafë kot çiftit përsa i përket romancës dhe lidhjes së tyre dhe se mund të kishte më pak dyshime për ata.
“I kam rënë në qafë për lidhjen Ilnisës dhe Meritoni, sepse i akuzoja që ishin falso. Mund të dyshoja pak, por jo aq shumë.”