“Jam shume keq, ju kerkoj falje prinderve te vajzes, nuk arrita ta kuptoj cfare kishte ndodhur ne fillim, megjithese une nuk e kam prekur.”
Kjo ishte deshmia qe dha ne gjykate edukatorja Majlinda Dehima, e arrestuar per dhunimin e vajzes 3 vjecare te ciles iu thye kemba ne 1 nentor ne kopshtin privat Stinet ne Tirane.
Edukatorja, e cila akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, u arrestua më 9 nëntor, pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës.48-vjeçarja është arrestuar pas publikimit të pamjeve filmike në rrjet, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën.
Masa nga prokuroria u kërkua pasi ka marrë në dorëzim pamjet filmike të kopshtit privat, ku shihej në disa episode dhuna ndaj të miturës.
Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik, të cilët përveç reagimeve të shumta në rrjete sociale, kanë protestuar edhe para Ministrisë së Arsimit.
Deshmia e dhene ne gjykate nuk e ndihmoi Dehimen.
Ndaj saj gjykata vendosi masen arrest me burg deri ne perfundim te hetimeve te prokurorise ne lidhje me ngjarjen.