Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Jam trashëgimtari i tokës së blerë në luftë me paratë e armëve”/ Lirim Gashi “thumbon” me vargje disa deputetë të PDK-së

Publicisti Lirim Gashi ka ironizuar me disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe me kryetarin Memli Krasniqi.

Në disa postime në Facebook ai ka shkruar me tone ironizuese për Memli Krasniqin, Vlora Çitakun, Bekim Haxhiun- Kamishin, Mërgim Lushtakun etj, duke ua përshkruar punën dhe detyrat që sipas tij, i ushtrojnë këta.

Këto janë postimet të radhitura nga i fundit tek i pari sipas kohës:

Memluc e kam emrin dhe s’pyetëm për asgjë. Ata që m’i mbajnë dizginat prapa më shalojnë si kalin dhe mund të më shkarkojnë hëpërhë.

Vlora e kam emrin. I mbaj në dorë dizginat e kllounëve të cirkut të Edit dhe jam shijuese e pasionuar e domateve dhe kastravecit.

Kamish e kam nofken. Surratin e kam si agjent i Gestapos dhe nuk ia lëshoj rrugën për shpifje dhe intriga as Hysni Kapos. Dua vota

Mërgim e kam emrin. Jam trashëgimtari i tokës së blerë në luftë me paratë e armëve, që nuk i shkuan kurrë Jasharve. Dua vota.

Gabimete e kam emrin Jam palaço e kallamoqit, kam lindur për t’i trembur sorrat dhe për t’i nxjerrë hajdutet prej lloqit. Dua vota