Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi, Negociatat dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, e ka përshëndetur nënshkrimin e Marrëveshjes për lëvizje të lirë dhe njohjen e kualifikimeve profesionale.
Sipas tij, me këtë marrëveshje dëshmohet fuqia e tregut të përbashkët rajonal.
“Është mirë që liderët e Ballkanit Perëndimor ranë dakord për një marrëveshje të re lëvizshmërie për të njohur reciprokisht kualifikimet profesionale të infermierëve, mamive, kirurgëve veteriner dhe farmacistëve. Kjo do t’i ndihmojë ata të punojnë kudo në rajon dhe tregon fuqinë e tregut të përbashkët rajonal”, ka shkruar Jan Kopman.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Procesin e Samitit të Berlinit që u mbajtë në Tiranë.
Marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, atij të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministres së Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe kryeministres serbe, Ana Brnabiq.