Gazetari Igli Çelmeta në një emision televiziv tha se Policia e Shtetit e di fatin e Ervis Martinajt.
Çelmeta tha se për shkak të lidhjeve që ka pasur Ervis Martinaj çështja e tij nuk do të zbardhet.
Ai tha se është pikërisht kjo arsyeja pse nuk thuhet publikisht ajo e vërtetë që dihet nga Policia.
“Janë bërë bashkë disa banda kriminale, ka edhe implikim të Policisë së Shtetit në këtë ngjarje. Kanë kaluar dy vite nga zhdukja e Ervis Martinajt. E vërteta e Ervis Martinajt do të lihet enigmë”, tha Çelmeta.