Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Janë ndaluar dy të mitur”, Prokuroria del me njoftim për rastin e 18 vjeçarit që u rrah për vdekje

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka konfirmuar se 18-vjeçari i cili ndërroi jetë sot në QKUK më 15 janar ishte goditur me shkop nga dy të mitur.

Viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa më 15 janar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë lënduar për shkak të veprës penale “vrasje në tentativë”.

“Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Sot, trupi i pajetë i viktimës sot është dërguar në IML për obduksion.

Pas rrethanave të reja, policia me autorizimin e prokurorit të shtetit, ka ricilësuar veprën penale në “Vrasje e rëndë”.