Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Januzi shprehet i penduar në Hagë: S’më vjen mirë për gjestin që e kam bërë

 
   

Sabit Januzi është shprehur i penduar në Hagë lidhur me veprat për të cilat sot u deklarua fajtor.

Ai tha se nuk i vjen mirë për gjerat që i ka bërë gjatë asaj kohe.

“Duke marrë parasysh rastisë së takimi im me dëshmitarin e Prokurorisë është në fakt përben pengim të drejtësisë, normal që nuk me vjen mirë për atë gjë për shkak se ndoshta nuk jam jurist dhe nuk e kam marrë parasysh atë gjë me kohë, por nuk me vjen mirë për gjestin që kam bërë”, tha Januzi.

Ai pohoi se e kupton që sjellja e tij ishte e gabuar dhe se të njëjtat gjera nuk do i bënte serish.

Tani kur e kuptoj rëndësinë e saj, sigurisht që nuk do ta bëjë”, tha Januzi.

Përpara kësaj avokati i Jonuzit Jonathan Elystan Rees tha se klienti i tij ndjehej i penduar për atë që ka bërë dhe këtë gjë e ka reflektuar gjatë kohës sa ka qenë në paraburgim.

Prokurorja propozoi disa ndryshime të vogla në marrëveshjet për tre të akuzuarit.

Kryegjqytarja ftoi mbrojtësit të bëjnë parashtrime në mënyrë që të vendoset për këtë pjesë.

Ndryshe, nesër pritet të mbahet seanca për marrëveshjen e fajësisë  ndaj Ismet Bahtijarit duke filluar nga ora 13:00.

Edhe Sabit Januzi ka ndryshuar deklaratën e tij nga i pafajshëm në fajtor lidhur me akuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, si dhe atë të frikësimit.

Januzi u përgjigj me “Po”, kur u pyet se a është i gatshëm që të ndryshojë deklarimin fillestar si i pafajshëm.

Si rrjedhojë, atij iu lexuan akuzat sërish, ku për secilën prej tyre u deklarua fajtor.

Ndërsa sa i takon zhdëmtimit, avokati i Januzit, Jonathan Elystan Rees, tha se lidhet ngusht me dëmin e shkaktuar. Ai tha se zhdëmtimet do të ishin të nevojshme nëse vërtetohet se dëshmitari 1 ka pësuar dëm si rezultat ‘ndihmës së ofruar atij për ta tërhequr dëshminë’.

Avokati tha se për këtë nuk ka prova faktike se dëshmitarit 1 i është shkaktuar dëm.

Ndërsa, kur u diskutua për dënimin, avokati tha se kanë marrë vërtetim në Kosovë se Januzi nuk ka të kaluar kriminale në kuptimin e ndonjë vendimi të formës së prerë. Pas kësaj, me kërkesën e avokatit, seanca kaloi në private.

Sipas avokatit, Prokuroria ka thënë se në këtë moment nuk do të paraqes parashtrime sa i përket dëmit pasi po pret zyrën për mbrojtën e viktimave lidhur me procedurat e saj.

Sipas avokatit, Prokuroria ka thënë se në këtë moment nuk do të paraqes parashtrime sa i përket dëmit pasi po pret zyrën për mbrojtën e viktimave lidhur me procedurat e saj.

Ndërsa, për caktimin e dënimit, avokati Elystan Rees tha se duhet të merren parasysh edhe rrethanat familjare dhe personale të Januzit./Betimi për Drejtësi