Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Jasharaj: Nagavci s’po pranon të na takojë, po mban inati karshi nesh

 
   

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari thotë se i kanë dërguar letër përsëri ministres Nagavci për një takim, mirëpo nga e njëjta nuk po marrin përgjigje.

Jasharaj thotë se ministrja qëllimshëm nuk dëshiron t’i takojë dhe të bisedojnë, sepse sipas tij, ajo po mban inati që nga greva e shtatorit të vitit 2022.

“I kemi dërguar edhe një letër ministres së MASHT-it, Arbërie Nagavci për takim mirëpo nuk kemi marrë ende përgjigje, po presim për një takim pune në mënyrë që kërkesat që veçse i kemi bërë publike t’i vendosim në tavolinë dhe të diskutojmë për to. Mirëpo, nga e kaluara, tash e dy vite, kemi një përvojë të keqe ngase edhe përkundër kërkesave tona Nagavci nuk është përgjigjur që të takohemi. Ministrja po e mban inatin e grevës së shtatorit të vitit 2022, kjo është keq sepse pa dialog ka pastaj tensione dhe pakënaqësi të mëdha. Për këtë arsye ajo nuk po dëshiron të takohet me ne”, tha Jasharaj.

Mirëpo, ai konsideron se ajo do duhej të ishte zëri i kërkesave të tyre tek Qeveria, marrë parasysh që ato kërkesa janë legjitime.

“Mirëpo ajo është ëshë numër një në arsim ajo është dashur ta ngritë zërin edhe në takimin e Qeverisë, të ulet me ne të bisedojë dhe t’i marrë kërkesat tona që janë shumë legjitime dhe t’i drejtoj tek ekzekutivi duke kërkuar realizimin e tyre”, tha tutje ai.

“Pakënaqësit janë shtuar edhe më shumë kur ministri Murati bashkë me kryeministrin Kurti nuk i dëgjuan kërkesat e sindikatave për rritjen e koeficientit, ata e bënë atë nga 105 në 110 që ishte ironike. Pastaj edhe pakënaqësitë për kushteve të punës sepse shkollat tona nuk janë të shek.21  dhe kjo po u krijon probleme kolegëve tanë që të arrijnë rezultatet e pritura”, tha Jasharaj.

Jasharaj i lutet anëtarësisë të mos kenë kërkesa për të hyrë në grevë në këtë vit shkollor sepse kjo do e dëmton

“Unë i lus publikisht që anëtarësia të mos kenë kërkesa për të hyrë në grevë në këtë vit shkollor ngase ky vit shkollor është dëmtuar kogja shumë me fillim, që nga mungesa e teksteve shkollore dhe çdo grevë do ta dëmtont edhe më shumë procesin mësimor. Por edhe nuk mund të garantoj që kjo nuk do jetë kërkesë e anëtarësisë sonë për shtatorin e e ardhshëm shkollor”, tha për fund Jasharaj.