
Analisti politik, Shemsi Jashari ka thënë se vendimi i cili u morë sot nga ZRrE-ja për shtrenjtimin e energjisë elektrike më së shumti do ta pësoj qytetari i vendit.
Jashari tha se sot do të duhej që sheshi të ishte i stërmbushur dhe zyret e ZRrE-së të bllokoheshin nga qytetarët.
“Qytetari po goditet megjithëse është pak e paqartë se kemi një reagim jo shumë të madh të qytetarëve, megjithëse ishte një numër i konsiderueshëm i qytetarëve që doli kundër vendimit të ZRrE-së, sot sheshi do duhej të ishin plot, zyre e ZRrE-së duhej të bllokoheshin nga qytetarët dhe të mos lejoheshin të mos mbahej as mbledhja dhe kjo arrogancë me të cilën po sillet Bordi i ZRrE-së e pamë edhe skenën me gazetarë trajtimi që iu bë atyre dhe mungesa e llogaridhënies”, ka deklaruar Jashari në emisionin “Ditari” në tëvë1.
Ndërkohë, i pyetur për formimin e Qeverisë, Jashari tha se ka prova të mjaftueshme që Kurti nuk është i qëndrueshëm dhe i besueshëm për të formuar qeverinë.
Madje, ai tha se refuzimi i Abdixhikut për një koalicion me LVV-në ka qenë frikë nga “bluarja” brenda LDK-së.
“Ka mos besim të madh mes partive politike si në kampin e koalicionit që tashmë ka fituar shumicën po flas për LVV-në, Listën Guxo dhe alternativën dhe partitë e tjera opozitare është një turbulencë që po i shkakton paqartësi që si po rrjedhin ngjarjet. Ka provova të mjaftueshme që Kurti nuk është i qëndrueshëm, i besueshëm për të nisur një rrugëtim politik. Lumir Abdixhiku iu ka përgjigjur me këtë ftesë për disa arsye, njëra është frika nga një bluarje përbrenda e LDK-së nëse bëhet me LVV-në , arsyeja tjetër ka qenë pasiguria dhe paqëndrueshmëria në menaxhim që e ka brenda LDK-së”, ka shtuar ai ndër të tjera.