Avokati, Arber Jashari e ka cilësuar lajm të mirë arrestimin e Marko Abramoviç, i dyshuar për krime lufte në Kosovë.
Jashari thotë se Abramoviç është në pritje të vendimit nga autoritetet malazeze për ekstradimin në Kosovë, në mënyrë që të ballafaqohet me drejtësinë për pjesëmarrje në Masakrën e Mejes.
“Shpresojmë që gjykatat malazeze të vendosin drejtë e paanshëm dhe të marrin vendim që ai t’i dorëzohet autoriteteve kosovare. Urojmë që të mos ketë ndikime politike që mund të pengojnë ekstradimin e tij, siç ka ndodhur në disa raste të tjera në të kaluarën”, ka shkruar Jashari në Facebook.
Masakra e Mejës ishte vrasja masive e 377 civilëve shqiptarë të Kosovës nga policia serbe dhe forcat e Ushtrisë serbe, kryer më 27 prill 1999 në fshatin Meja, afër qytetit të Gjakovës, gjatë Luftës së Kosovës.