Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim shefin e stafit të KFOR-it, gjeneral brigade Arthur Garffer.
Sipas një njoftimi në faqen e FSK-së në Facebook, takimi u fokusua në bashkëpunimin e ndërsjellë dhe profesional në mes të KFOR dhe FSK-së.
Garffer falënderoi Jasharin për mbështetjen e ofruar dhe vlerësoi lartë profesionalizmin e FSK-së.
Në fund të takimit gjeneralët u zotuan që të vazhdohet ky nivel i bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në kuadër të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend.