Një nga tifozët më të zjarrtë të Kombëtares shqiptare, Ballist Morina nuk kishte si të mungonte mbëmjen e djeshme në stadium, edhe pse i shoqëruar nga dhjetra policë.
Ai dhe gjithë shqiptarët përjetuan një mbrëmje magjike ku kuqezinjtë kanë mposhtur me shifrat e pastra 3-0 Republikën Çeke në “Air Albania”.
Ishte Jasir Asani i cili ndezi tifozerinë shqiptare që në minutën e 9 të takimit. Ish-lojtari i Partizanit veproi njësoj si me Poloninë. Mori topin, hyri nga e djathta e sulmit drejt qendrës dhe shkarkoi të majtën e tij. Topi shkoi në rrjetë, duke shtangur çekët që në minutat e para.
Pas përfundimit të ndeshjes, Asani është afruar pranë tribunës ku ka ndërruar bluzën me Ballist Morinën.
“I ndërruam fanellat me Jasirin duke thyer nji TABU (nji futbollist profesionist ndërron fanellën me nji tifoz po aq profesionist) dhe nuk mbaron këtu, me propozimin tim dhe me mirëkuptimin e plotë t’vetë Jasirit fanellën e tij nuk do e mbaj unë por do i dorëzohët kazermës së POLICISË së KOSOVËS me n’veri t’REPUBLIKËS së KOSOVËS n’shenjë respekti,mirënjohjeje dhe mbështëtje për t’gjithë djemtë tanë n’ato anë!
Rroftë shpirti i shqiptarit!!!!”, shkruan Ballsit Morina, i cili u bë i njohur në vitin 2014-të, kur futi dronin me flamurin etnik në stadiumin e Beogradit.
Duhet theksuar se ishte pikërisht ai dron “sebepi” i kualifikimit të Shqipërisë në kampionatin Europian të vitit 2015-të që u zhvillua në Francë./albeu.com/
https://www.instagram.com/albeucom/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e6dd1757-873e-4982-90a6-1f6a0c3e9e9a