Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Java e Shën Valentinit, Meri Gjini bën parashikimin në “7pa5”: Shenja që shpenzon dhe ajo që zhgënjehet

Si çdo të hënë, astrologe Meri Gjini u mirëpirt në emisionin “7pa5” nga moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Kjo javë është java e Shën Valentinit, prandaj krahas çështjeve të tjera Meri ka folur edhe se si e pret dita e të dashuruarve secilën shenjë.

Dashi
Sot edhe nesër do jenë në qendër të vëmendjes. Lëvizje familjare do jenë prioritet përsa i përket fëmijëve dhe personave të familjes. Nga e mërkura të nisin lëvizjet profesionale. Do ketë degëzim të ri në boshtin që ndodhen. Ekonomia e tyre do ketë përmirësim të ndjeshëm 6 mujorin e dytë. Shën Valentini ka ngrohtësinë e familjes dhe sigurinë, jo shumë pasionant.

Demi
Shën Valentini me venusin te bricjapi, i favorizon shumë. Por Marsi te ujorët nxjerr prioritet punën. Situata në punë, ndryshimet apo përplasje në punë. Nëse keni ndryshim të mirëmenduar favorizoheni shumë në një punë të re. Por jo vendime të momentit të fundit.

Binjakët
Edhe pse është në hyrje të fortë me uranin te demat, por në gjëra zgjidhje dhe përbyllëse. Nuk ka nisje të reja. Për sa i përket Shën Valentinit, binjakët do jenë më të ftohtë se zakonisht. Pas datës 14 do ja shohin lezetin. Në datën 16 ata që janë në kërkim, mund të gjejnë diçka që i zgjon emocione të forta.

Gaforrja
Hyrja e marsit mbi plutonin i jep mundësira për çfarë ju keni prioritet, si në familje,punë. Nis periudha që do japë zgjidhje çështjeve që i mundojnë. Për sa i përket Shën Valentinit, do tërheqin vëmendje. Ky venus është flirtues dhe gaforrja do e reflektojë.

Luani
Marsi u kalon përballë. Do të ketë përmirësime në profesion dhe njerëz që bashkëpunojnë. Gjithashtu kanë të gjitha mundësitë nëse kanë në planë të udhëtojnë e të lëvizin. Por jo në datat 13-14, sepse është periudhë tranzitore.

Virgjëresha
I favorizon shumë për çfarë do lloj ndryshimi që duan të bëjnë me veten. Me trupin, pamjen apo pasionet e tyre. Vensui është shumë favorizues. Ata do jenë më të shpërblyerit e Shën Valentinit, që në datën 14.  Vensini prioritetet këtë javë, për gjithë muajin.

Peshorja
Marsi te ujorët është ndryshim. Ndryshim në profesion apo kushte pune. Ndryshim në adresa. Nëse kanë në plan kjo periudhë është fantastike. Shën Valnetini do i zhgënjën nëse bëjnë projektime të mëdha. 10 ditëshi i fundit i lejon ta shijojnë.

Akrepi
Marsi është në familje të 4, që i përkasin familjes, shtëpisë, njerëzve të familjes. Edhe nëse nuk i kanë në plan do dalin çështje për korigjim. Do marrin vendime të përshpejtuara në ambjentet e punës. Nëse kanë pozicion drejtues të mos bëjnë lëvizje me puntorët. Venusi është favorizues, por do përkëdhelen duke nxjerrë lodhjen e tyre.

Shigjetari
Marsi në familje të 3 te ta. Nëse kanë një plan me lëvije shumë të gjata, është një periudhë shumë e mirë. Ata që presin çështje ligjore, i jep hapsirë për zgjidhje shumë të mira. Kujdes me vendimet për investimet. Mos bëni lëvizje bankare, sepse do dëgjohen shumë lëvizje.

Bricjapi
Venusi te vetja. Nxirrni më të mirën tuj në jetën personale dhe profesionale. Do i japin ngjyra familjes, jo jetës në çift. Kanë të gjitha mundësitë të ndryshojnë çfarë nuk u pëlqen në të përditshmet e tyre.

Ujori
Hëna e re te vetja, marsi te vetja. Janë shumë çështje që do zgjidhin dhe rregullojnë, me ndihmën e universit do bëhet më e lehtë. Herë pas here do ankohen nga lodhja, por do kenë arsye për tu krenuar, për rezlutatin. Shmangni vendimet e përshpejtuara në jetën personale, pasi ky venus është përmbyllës.

Peshqit
Me marsin dhe hyrjen te ujorët, do jetë zgjidhës. Do qartësohen. Ata që janë në kërkim të dashurisë, do të gjejnë partnerin deri në datën 17.

Ka të papritura gjatë javës, por kujdes me komunikimin. Kujdes me fjalën në çështjet profesionale. Një javë shumë aktive, por mos bëni asgjë të nxituar, që nga ushqimi. Pasi çdo gjë që bëhet me nxitim ka tendencë t’ju dalë prej hundësh./vizionplus.tv