Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Java për të Drejtat e Njeriut, YIHR KS me aksion rrugor tek selitë e partive

 
   

Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR KS), do ta zhvilloj një aksion rrugor, në kuadër të ditës së fundit të Javës për të drejtat e Njeriut – Edicioni 11.

Sipas njoftimit të YIHR KS pikëtakimi do të jetë tek selia e Lëvizjes Vetëvendosje dhe më pas do të vazhdojnë me radhë tek selitë e partive të tjera politike.

“Sot është gjithashtu dita e fundit e Javës për të Drejtat e Njeriut – Edicioni 11. Në këtë aktivitet, ne do të dalim në rrugë për të kërkuar që partitë politike të vënë në qendër të vëmendjes të drejtat e njeriut, barazinë dhe dinjitetin, ndërsa garojnë për zgjedhjet e ardhshme. Gjatë këtij aksioni, do të vizitojmë selitë e partive politike, së bashku me një aktor-klloun, ku do të bëjmë ndryshimin e sloganeve të partive duke theksuar nevojën për parandalimin e femicidit, LGBTQI+fobisë, dhunës dhe diskriminimit”, thuhet tutje.

Përmes këtij aksioni synojmë YIHR KS tha se do t’u bëjnë të qartë përfaqësuesve/eve politikë/e se e ardhmja e shoqërisë duhet të ndërtohet mbi respektin për çdo individ, pavarësisht identitetit/eteve të tyre.

“Ky aksion synon gjithashtu të vendosë një standard të ri për fushatat politike dhe agjendat e tyre: një standard ku të drejtat e njeriut janë të panegociueshme”, përfundon njoftimi.