Sipas trendeve javore, javën e ardhshme vala e të nxehtit arrinë kulminacionin në ditët e para të javës përgjatë vendit tonë.
Ndërsa gjatë muajit Gusht, temperaturat pritet të pësojnë rënie.
Siç njofton Prishtina Weather, në fillim të gushtit temperaturat pësojnë rënie përreth vlerave mesatare, por se valë nxehtësie mund të priten edhe përgjatë gushtit, ndërsa të reshurat mund të jenë më të mangëta edhe në kontinent, si një indikator për mot më të qëndrueshëm anticiklonik.
Vala e të nxehtit ka përfshirë rajonin e shumë pjesë të Evropës, teksa nuk kanë munguar as stuhitë, të cilat gjatë ditës së djeshme përfshinë disa pjesë të Ballkanit, duke marrë edhe jetë njerëzish.
Deri më tani është raportuar për pesë viktima.
Temperatura mesatare globale e ka prekur një rekord të ri në javën e parë të korrikut.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë tashmë në mënyrë të përsëritur u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga temperaturat e larta për t’iu shmangur komplikimeve të mundshme shëndetësore.