Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Je e palestruar”, historiani Dauti e kritikon gjuhën që përdoret në televizione

 
   

Daut Dauti, historian nga Kosova, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar gjuhën e përdorur në mediet në Kosovë e Shqipëri.

Më saktë, ai ka përmndur një term të përdorur, që me shumë gjasë e ka dëgjuar sot.

“Je palestruar”, është fjalia e cituar nga Dauti, i cili e ka shpjeguar edhe arsyen se pse u përmend kjo fjali.

Tutje, ai ka ironizuar me këtë gjuhë të përdorur në televizione.

“”Je e palestruar” – i tha ne televizor.

Merreni me mend, edhe kete fjale e degjova, sot me mengjes. Dmth te palestruare jane ata qe shkojne ne palester per ushtrime fizike.

Me kete logjike po i bie se ata qe shkojne ne biblioteke (nese ka ende te tille), jane te bibliotekuare; ata qe shkojne ne librari, jane te libraruare, etj., etj.” – shkroi ai.