Debati mes Heidit, Liamit dhe Romeos në shtëpinë e Big Brother VIP 3, ka vijuar edhe sonte në prime, ku sërish nuk kanë arritur të sqarohen.
Liami është ndjerë i fyer nga çifti të cilët për ditë të tëra i janë drejtuar duke i thënë ‘manjak’.
Ai u shpreh se për situatat e të martës është përpjekur t’u kërkojë falje, por s’e kagjetur derën të hapur. Nga ana tjetër, Romeo është shprehur se nuk kërkohet falje duke thënë lepurush pervers.
Pjesë nga diskutimi:
Liami: Siç kanë të gjithë një familje kam edhe unë një familje, më vjen keq që kam arritur në këto 4 ditë.
Romeo: Kush është mundimi?
Liam: Për të kërkuar një falje, nuk ma kanë hapur këtë portë.
Romeo: Nuk kërkohet falje duke thënë lepurush pervers.
Françeska: Më vjen keq për Liamin, sepse nuk e meriton, nuk ka shanse që një manjak të jetë në një shtëpi me ne, të denigrohet imazhi i dikujt për një shoë, Heidi provokon, futet midis Romeos dhe Liamit. E shëmtuar të kërkosh mbrojtje nga një banor.
Romeo: Një plan i mirëmenduar.
Jetmiri: Kjo ka avancuar dhe në grup, Lidi, Egla, Romeo, Heidi kanë krijuar një film. Një dramë një triller ku duhet të mbronin Heidin nga manjaku. Më bën të kuptoj që këta njerëz nuk janë të drejtë siç pretendojnë dhe të bësh këtë me dashje me qëllim, unë kam njerëz atje jashtë, ky ka njerëz jashtë.
Juli: Egla pasi i thotë manjak i thotë më bëj një kafe manjakut, dmth do një kafe nga duart e manjakut, dy rrugë ka, ai është një manjak, nuk ka funksionuar filtri.
Heidi: Unë kam diplomaci maksimale për fjalët që them.
Jetmiri: Je një gënjeshtare patologjike.
Romeo: Do mbajnë përgjefjësi, nuk mund të vijnë të bëjnë ato skena para kameras. Të më thotë mua pervers. Unë frikë kam vetëm nga Zoti. Por këtu në shtëpi, kur Heidi lëviz, e ndjek me sy se mos i afrohet ndonjëri.
Liam: Ik mo djalë se jemi komunitet këtu në shtëpi
Romeo: Je neveri!
Liam: Ti nuk merr vesh, ose nuk do.