Debatet mes Jul Dedës dhe Meriton Krasniqit vazhduan edhe sot në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Moderatori i kërkoi aktorit të rregullonte shtratin, ndërsa ky i fundit e cilësoi frikacak. Në diskutim ndërhyrë Romeo, duke u kërkuar djemve të mos debatojnë për çështje të tilla. Ndërsa, Rike nga ana tjetër, u përpoq të bindte Meritonin të mbyllte debatin.
Meritoni: A e rregullove shtratin Juli?
Juli: Biri im? Jo me babin. Je zverdhur që mbrëmë, më raftë pika që të fola. Je zverdhur
Meritoni: Kur të rregullosh shtratin, atëherë mund të diskutojmë
Juli: Gjynah, je zverdhur o zemra e vogël
Meritoni: Sa qesharak
Romeo: Pse kapeni për kështu gjërash
Juli: Më ka folur rëndë, më ka folur shumë rëndë. S’ka gjë se është i tensionuar, bën kështu budalliqe.
Meritoni (qesh)
Romeo: Po thotë që i ke folur rëndë mbrëmë
Meritoni: Ndoshta qëndrimi im i duket shumë i rëndë
Juli: Shkolla është gjë e madhe. Je shumë i rëndë plak, nuk po të përballoj dot
Rike: Na lini ne gocave të zihemi, të krijojmë debat
Juli: Të mësojë të sillet, të ketë edukatë
Rike: Është i ri akoma
Meriton: O adoleshent në kohën e shkuar