Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Jemi një”/ Tahiri: Në Asamblenë e Këshillit të Evropës ka unifikim mbarë shqiptar të deputetëve

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka një unifikim mbarë shqiptar të deputetëve që vijnë nga katër parlamente të ndryshme, e që janë anëtare në këtë institucion.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se delegacioni i Shqipërisë është gjithmonë afër tyre, pa dallim pozitë e opozitë.

Po ashtu, ai ka thënë se mbështetje të madhe edhe nga Maqedonia e Suedia.

Postimi i tij i plotë:

Jemi një!

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka një unifikim mbarë shqiptar të deputetëve që vijnë nga katër parlamente të ndryshme, e që janë anëtare në këtë institucion.

Delegacioni i Shqipërisë , Blerina, Klotilda, Jorida, Luli dhe Etilda janë gjithmonë afër nesh, pa dallim pozitë dhe opozitë. Në Strazburg kolegë tanë deputetë nga Shqipëria nuk kanë asnjë dallim dhe e mbështesin kauzën e Kosovës në formën më të fuqishme.

Po ashtu, një mbështetje e madhe vjen edhe nga Arta, deputete nga Maqedonia e Veriut , e cila çdo kund e mbështetë kauzën tonë për anëtarësim.

Adnan Dibrani, deputet i Parlamentit të Suedisë , i lindur në Mitrovicë është një zë i fuqishëm, edhe te grupi i tij politik, por edhe te kolegët e tij deputetë që vijnë nga vendet skandinave.

Si Kosovë , jemi me fat që e kemi një mbështetje kaq të madhe nga deputetët shqiptarë, të cilët tani kauzën më të madhe në këtë institucion e kanë, anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë institucion.