Sali Berisha të enjten për herë të parë në SPAK. Ish kryeministrit i është dërguar njoftimi për t’u marrë në pyetje të enjten lidhur me dosjen e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Gazetari Ermal Vija se edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezin ka njoftuar për t’u paraqitur nesër në cilësinë e personin nën hetim.
Sakaq, avokatët e ish kryeministrit kanë kërkuar shtyrje të marrjes në pyetje me pretendimin se të enjten, në orën 10:00, janë të zënë. Kujtojmë që Berisha është lënë në arrest shtëpiak në fund të dhjetorit, pasi SPAK kërkoi masë më shtrënguese ndaj tij, pasi nuk iu bind vendimit të parë për detyrim paraqitje.
Ndërkohë, për Malltezin, Prokuroria e posaçme i kërkoi gjykatës së lartë rikthimin në qeli duke renditur edhe argumentet që do të bindin gjykatën e lartë të rikthejë masën e arrestit në burg ndaj tij.