Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Jep dorëheqje drejtori i financave në Pejë: Më kanë nënqmu…!

Ish-Drejtori i Financave tashmë në Komunën e Pejës, Jeton Abazaj, ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Në një prononcim për IndeksOnline, Abazaj, ka lëshuar një serë akuzash drejt partisë së LDK-së.

Ai theksojë se partia në fjalë i ka nënvlerësuar punën dhe e ka nënqmuar.

Ndërsa, shtoi se i vije keq në çfarë gjendje ka ardhur LDK-ja, po që sipas tij ky është realiteti.

“Shumë thjesht, partia nuk ma ka ditë vlerën, m’kan nënçmuar. Emërimet e fundit që janë bëre në kuadër të degës të Pejës, p.sh. pozitat e nënkryetarëve, pozitat e tjera në parti, kryetari se ka pas të udhës të fus aty këshill drejtues të partisë, asnjë organ tjetër deri më tani. Kjo është arsyeja kryesor, LDK-ja po thotë që nuk ka njerëz, por që njerëz për rreth po i humb, po m’vje keq në çfarë gjendje është ardh LDK-ja, po ky është realiteti”, ka thënë Abazaj për IndeksOnline.

Ndërsa, ky është statusi i tij ku edhe ka lajmëruar dorëheqjen e tij.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

E di që jeni mësu me pa prej meje postime me humor e me shumë kuptime, mirëpo ky postim e ka vetëm një kuptim;

Sot po jap dorëheqje nga posti im!

Shumë prej juve keni me pyet pse?

Po ju jap vetëm dy prej shumë arsyeve:

1. Më shumë e dua qytetin se sa pushtetin, andaj më mirë është të mbahem mend si djalë i qytetit, se sa si servil i pushtetit!

2. Në një vend ku nuk ta dijnë vlerën sa më shpejtë hape derën!

Këtij pushteti nuk i kam kërku as favore personale e as te mira materiale, thjeshtë kam kërku vlerësim e dinjitet, njerëzit largohen atëherë kur tentohet me ju shkel dinjiteti, njejtë po veproj edhe unë!

Ky është viti i 11-të që e ushtroj detyren e drejtorit të financave në Komunen e Pejës (më së gjati në këtë pozitë në Pejë e gjithë Kosoven qe nga paslufta), për secilin veprim individual gjatë këtyre 11 viteve ndihem krenar e njëkohësisht ju jap llogari.Kushdo që mendon që unë nuk kam punu drejtë ose kam bërë ndonjë dëm Komunes apo interesit publik, apo kam përfitu diçka paligjshem ejani edhe ju pres në debat publik, duke fillu prej: Kryetarit,nenkryetarit,pozites,opozites, përballemi për secilen temë të mundshme për këto 11 vite qeverisje edhe jashtë saj!

Po ashtu nga sot ndahet edhe rruga e ime me LDK-në, ata vazhdojnë “Rrugen e re” me formacione të vjetra, e une vazhdoj rrugen time me ide të reja. Asnjë obligim ndaj LDK-së e as askujt tjetër nuk e kam.

LDK vazhdimisht deklaron se partite tjera nuk kane njerëz, e këndej nuk u lejon hapësirë njerëzve që ka, se kush ka hapësirë në LDK ju tregoj më vonë!

Të gjithë qytetarët e Pejës i falenderoj nga zemra për përkrahjen që më kanë dhënë, po ashtu falenderime për shoqërinë,kolegët,miqtë e familjarët që me qendruan afër çdo herë!

Falenderim i veçantë për Asocacionin e Komunave te Kosovës, gjithë drejtorëve te financave të cilët si kryesues me kanë përkrah vazhdimisht,po ashtu falenderim edhe për të gjitha agjensitë dhe departamentet e Ministrise së Financave për bashkëpunim!

Për fund gjatë këtyre 11 viteve çka kam kuptu mund te vij në përfundim se;

“Një politikan me veprimet e tij mund të jetë më i rrezikshëm se sa një vrasës serik,vrasësi serik mund të vret 2-3 apo 10 vetë, ndërsa politikani i keq me një veprim e vret një shtet ose qytet”

Ne fund postimin po e mbylli me këtë foto të veçantë,këtë gomë e kam blerë në Zagreb si mbishkrim e ka “Bad memories eraser” e që i bjen (gomë për fshirjen e kujtimeve të këqija), andaj të gjitha kujtimet e këqija për këto 11 vite do ti fshi me këtë gomë, e kujtimet e mira e që janë shumë do ti mbaj me vete!

Shihemi në rrethana të reja!

Çdo të mirë nga Jetoni!

Pejë 15 Mars 2024!