Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Jep dorëheqje kryeministri i Portugalisë

Kryeministri i Portugalisë, António Costa, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij pas dyshimeve për përfshirje në korrupsion.

“Në këto rrethana, normalisht, unë kam ofruar dorëheqjen te presidenti i Republikës”, ka thënë Costa në një adresim në televizionin kombëtar.

Njoftimi shokues i Costas erdhi disa orë pas arrestimit të shefit të kabinetit të tij nga policia, derisa u zhvilluan edhe bastisje në disa ndërtesa publike dhe prona të tjera si pjesë e hetimeve për korrupsion.

62-vjeçari Costa, lider i socialistëve të Portugalisë që nga viti 2015, ka insistuar në pafajësinë e tij dhe ka falënderuar familjen e tij për mbështetjen e dhënë përgjatë viteve.

“Unë i besoj plotësisht sistemit të drejtësisë”, ka thënë ai. “Dua t’iu them sy më sy portugezëve, se ndërgjegjja ime është e pastër”.

Presidenti portugez, Marecelo Rebelo de Sousa pritet të pranojë dorëheqjen e Costas.