Ardjas Markati, sot një kuzhinier i njohur në Shkodër, por me një t kaluar të trishtë. I riu me prindër gjallë, por është rritur jetim në Shkodër. Ardjasi ka rrëfyer në “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, ka rrëfyer jetën e tij të vështirë.
Edhe pse banesa e babit ka qenë shumë pranë “Shtëpisë së Fëmijës”, Ardjasi nuk e ka njohur. Ai tregoi se kur ka tentuar ta kontaktojë është refuzuar.
Ardjasi rrëfeu gjithashtu se vetëm kur ai filloi të bëhej i njohur, babai kërkoi që ta njohë, por këtë herë ishte ai që nuk e pranoi.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Çfarë ndodhi kur nuk të pranoi babai?
Ardjas Markati: Kur nuk më pranoi në shtëpi, vazhdova rrugën time.
Brikena Prifti: Ti jetoje në shtëpinë e fëmijës, ndërkohë që babai jetonte në Shkodër,. E njihje më parë babain tënd?
Ardjas Markati: Jo nuk e njihja.
Brikena Prifti: Si ka qenë momenti i parë?
Ardjas Markati: Kisha pak shpresë se do më pranonte, por kur ma mbylli para syve, vazhdova përpara rrugëtimin tim.
Brikena Prifti: Si u ndjeve në momentin e parë kur e takove babin tënd?
Ardjas Markati: Nuk e kam takuar, por vetëm e kam parë në foto, ai nuk pranoi. Drejt suksesit tim, ai më pranoi por unë nuk e pranoj.
Brikena Prifti: Ai ka dashur të të kontaktojë dhe ti nuk pranove?
Ardjas Markati: Po, nuk pranova.
Brikena Prifti: Si ka qenë kjo pjesë?
Ardjas Markati: Pasi unë vazhdova të bëhesha i njohur.
Brikena Prifti: Ai vazhdojë të të kontaktojë kur ti ece përpara?
Ardjas Markati: Po, unë mendoj se ka qenë për interes.
Brikena Prifti: Cili ka qenë interesi i tij?
Ardjas Markati: Kur punon shumë ,dhe leku vjen vetë, ai vjen pas lekut. Unë nuk jam as i pasur e as i varfër, nuk kam më nevojë për familjen, kam jeten time.
Brikena Prifti: Ke menduar ndonjëherë se do të doje ta takoje?
Ardjas Markati: Jo, e kam mbyllur atë pjesë.
Brikena Prifti: Si ka qenë jeta jote në Shtëpinë e Fëmijës?
Ardjas Markati: Ka pas bullizime, ka patur argëtime.
Brikena Prifti: Cili ka qenë momenti më i bukur?
Ardjas Markati: Kur luanim.
Brikena Prifti: Po moment të vështirë?
Ardjas Markati: Edukatoret para se t’i kapte shteti na rrihnin.
Brikena Prifti: Edhe ju dhunonin?
Ardjas Markati: Po.
Brikena Prifti: Ka patur edukatore të mira?
Ardjas Markati: Kur u ndërrua ligji, argëtohesha. Por sërish kisha frikë, pasi isha i traumatizuar.