Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​“Jetimët” që shuajnë zjarret, askush nuk merr përgjegjësi për ata

 
   

Zjarrfikësit në vendet perëndimore janë heronj, e për këtë arsye edhe shumë qytetarë i bashkohen në mënyrë vullnetare. Megjithatë, të jesh zjarrfikës në Kosovë, është puna sa e rrezikshme, aq edhe sfiduese.

Pa status, pa institucion që i merr nën menaxhim, pa sigurim shëndetësor, pa vlerësim të rrezikshmërinë në punë, pa kontrolle sistematike shëndetësore dhe me mungesë të stafit e pajisjeve për shuarjen e zjarrit, ata luten që të mos ketë zjarre të mëdha, pasi s’kanë kapacitete për t’i vënë nën kontroll.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, në një intervistë për KosovaPress, tregon për gjendjen e zjarrfikësve, numrin e vogël të tyre, mungesën e pajisjeve dhe sfidat për të kryer këtë punë të shenjët.

Beka: Numri i pamjaftueshëm i zjarrfikësve, mungesa e pajisjeve dhe mungesa e sigurimit shëndetësor

Shërbimi i zjarrfikësve të shpëtimit në Kosovë është duke u ballafaquar me një mori problemesh vite me radhë, probleme të akumuluara, prandaj edhe ne si sindikalist e kemi mjaft të vështirë, pasi që pakënaqësitë shtohen te anëtarësia, ata kërkojnë në vazhdimësi, ne jemi artikulares të zërit të tyre kur kemi probleme, kemi pasqyruar gjendjen në përgjithësi për interesat edhe të shtetit edhe të qytetarëve, unë e kamë thënë dhe prapë po e përsëris, po të mos kishte organizim të sindikalistëve, mos të kishim sindikata, të sindikalistëve të zjarrfikëseve, nuk është dashur ky shërbim të jetë në këtë mënyrë, në këtë formë si është e paorganizuar… Ne kemi shumë probleme duke filluar që nga statusi i pazgjedhur, pastaj mosdefinimi i kompetencave të menaxhuara ose mosmarrja e përgjithësisë e punëdhënësit ndaj të punësuarve, ku çdo kërkesë që e kemi pasur deri më tani duke e hedhur njëri-tjetrit fajin, siç thash edhe në fillim. Një problem është çështja e statusit që po shpresoj që kjo do të zgjidhet, është bërë plotësim ndryshimi i ligjit për zjarrfikëseve, tani do të shkon në kuvend, nuk e di se ku ka mbet procedura, ende nuk kemi informata. Mirëpo është çështja e numrit të pamjaftueshëm të zjarrfikësve, mandej mungesa e pajisjeve, mungesa e sigurimit shëndetësor dhe në theks të veçantë çështja e rrezikshmërisë të cilin vendim e kemi me vendim të qeverisë më herët, tani na kanë eliminuar d.m.th. jemi larguar ose na kanë larguar rrezikshmërinë si kompozim shtesë në pagë që ka qenë”, u shpreh Beka.

Mungesa e zjarrfikësve në Kosovë po e bën të vështirë luftën kundër rasteve të mëdha dhe në këto raste detyrohen që të kërkojnë bashkëpunime nga komunat e tjera të Kosovës.

Beka: Me këtë numër të zjarrfikësve është e pa mundur që të kryen punët

Prishtina është me një numër bukur të madh të banorëve dhe numrin proporcion me banorë është shumë i vogël, ky numër nuk mjafton jo vetëm në Prishtinë por në universal. Edhe pse Prishtina është diçka më mirë të them në disa automjete dhe prapë kur po llogaritet në proporcion me banorët, del numri se është shumë i vogël e në disa komuna mos të thënë që është numri jashtëzakonisht i vogël ose minimal, të themi që janë të përgatitur ose mund të them vetëm për zjarret e vogla ose të mesme, për zjarret e mëdha ose zjarret katastrofe një ngjarje siç e patëm rastin në Drenas, ku është desh të gjithat komunat me të gjitha kapacitetet, të cilat i kanë, duke e rreziku gatishmërinë emergjente në komunën ku veprojnë, është dashtë të shkojnë në një rast pa e ditur se çfarë ka ndodhur, qyteti prej nga janë duke shkuar në ndihmë kanë mbet pa zjarrfikëse. Numri i zjarrfikësve gjithsesi duhet të shtohet sepse me këtë formë, me këtë numër është e pa mundur që të kryen punët ashtu, tani në theks të veçante duhet të cekim ku është çështja e rrezikut të jetës të njeriut sepse dëmet materiale prapë kompensohen disi, mirëpo në raste të aksidentit ku janë mjaft sfiduese, në raste të aksidentit janë minutat në pyetje e çështja e reagimit duhet të jetë emergjente, ashtu siç është edhe shërbimi emergjent, mirëpo ne e kemi lokacionin edhe në komunat të tjera”, tha Beka.

Sipas tij, për çdo ditë zjarrfikësit në Prishtinë, intervenojnë mesatarit 3-4 raste, gjë që thekson se është numër i madh i rasteve.

Beka: Prishtinë janë mbi 380 raste në tre muajt të viti 2024

Vlerësimi i rrezikut në vendin e punës mungon, nuk është bërë, nuk ka kontrolle sistematike të punëtoreve, nuk ka sigurime shëndetësore, këto janë sfida, në rast se një zjarrfikës lëndohet me mjete vetanake duhet që me shpenzime të veta të gjepit të shërohet… Në Prishtinë janë mbi 380 raste në tre muajt të viti 2024, d.m.th. një numër i lartë, të gjitha daljet që janë secila dalje edhe aksidentet, zjarret, intervenimet teknike, eliminojnë pengesa të ndryshme, çdo dalje evidentohet, është një numër mjaft i madh që llogaritet çdo muaj nga 130 që i bie mesatarisht nga 3-4 intervenime çdo ditë”, potencoi Beka.