Rreziku më i madh është nga Rusia e cila aleate ka Serbinë në qëllimin e saj për të destabilizuar situatën në Ballkan, me qëllim defokusimin e vëmendjes që të ketë avantazh në luftën me Ukrainën, thotë eksperti i sigurisë nga Kosova Bedri Elezi.
Në një intervistë Elezi thotë se Rusia nuk po përdor vetëm Serbinë por dhe Bosnje Hercegovinën e jo vetëm.
“Ne jemi të vetëdijshëm që Rusia ka një aleancë të fortë dhe me presidentin e Republikës Srpska, RS, në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik. Shërbimet sekrete ruse janë të mirëorganizuar dhe në Bullgari e Maqedoni”, tha Elezi në intervistë.
Gjithashtu, Elezi pranon se 300 persona po trajnohen në kufi me Kosovën.
“Mbi 300 persona besohet se janë duke u trajnuar në dy baza të ndryshme, rreth 20 km afër kufirit me Kosovën në territorin e Serbisë dhe udhëhiqen nga komandati që kreu sulmet e 24 shtatorit, Radoiçiq. Qeveria e Kosovës por dhe NATO i ka konfirmuar këto informacione për këto pretendime” tha Elezi në intervistë pë ReportTv.
“Dyshimet janë se agjentët e shërbimeve skrete ruse janë të implikuara në UNMIK dhe OSBE. Këto organizata i përdorin si ombrellë për veprimet e tyre”, thotë më tej Elezi.