Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Jonida Maliqi dërgon mesazh për Romeon?

Romeo Veshaj është padyshim një nga personazhet më të përfolura në Big Brother dhe kjo vlen më shumë për të shkuarën e tij romantike.

Një nga temat e bisedave dje në shtëpinë e Big Brother ka qenë marrëdhënia e tij dikur me Jonida Maliqi. Përpos se nuk e mohoi aspak dashurinë që e kishte dikur ndaj saj, ai poashtu u shpreh i “shqetësuar” rreth pyetjeve për të shkuarën e tij.

“Ka shumë njerëz që janë të shqetësuar për të shkuarën time, që mua më duket dobësi dhe më duket sikur më kanë inat, më duket sikur janë bosh. Të gjykosh një lidhje të shkuar është arma më e dobët që njeriu mund të ketë. Unë atë gocën e kam dashur shumë, e kam respektuar dhe këto gjëra nuk i vendos në kanar. Nëse ju shqetëson kaq shumë kjo pyetje pse nuk ma thoni? Lëreni atë gocën të rrijë rehat, njerëz pa dinjitet”, tha ai.

Pas kësaj deklarate Jonida Maliqi ka publikuar një video me një muzike romantike spanjolle, ku dëgjohet: Më mungon..

Sigurisht, fansat nuk ngurojnë të aludojnë se kjo video lidhet me Romeon.