Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Jovanoviq: Vuçiq të tregojë se e ka pranuar planin franko-gjerman për Kosovën

 
   

Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë (DSS), Milosh Jovanoviq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet t’u thotë qartë qytetarëve se e ka pranuar planin franko-gjermane për Kosovën.

Ai tha se pastaj të verifikojë se sa njerëz do të votonin për listën e tij dhe Partinë Përparimtare Serbe (SNS).

Lidhur me raundin e ri të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Jovanoviq ka vlerësuar se “bëhet fjalë për pranimin e marrëveshjes franko-gjermane” dhe se Vuçiq duhet t’ua thotë hapur qytetarëve këtë.

“Nëse do të jemi në pozitë që kryejmë funksione shtetërore pas zgjedhjeve, koalicioni ‘Nada’ do ta refuzojë këtë propozim sepse është antikushtetues”, tha Jovanoviq në një bisedë me qytetarët në Beograd.