Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar pas zbulimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë ku morën pjesë Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani.
Dedaj thotë se “Kundërshtarët dhe shkatrrimtarët e vizionit dhe subjektit politik të ish Presidentit Ibrahim Rugova, zbulojnë shtatoren e Rugovës, për efekte elektorale”.
Reagimi i plotë:
Ju bëfshin mirë “qershitë e…” Osmanit dhe Kurtit!
Kundërshtarët dhe shkatrrimtarët e vizionit dhe subjektit politik të ish Presidentit Ibrahim Rugova, zbulojnë shtatoren e Rugovës, për efekte elektorale, duke i ngrënë “qershitë e ….”
Mashtruesit shkelin mbi parime, kufoma dhe mbi interesin shtetëror, duke mos zgjedhur mjete për interesa personale, pushtet dhe për vota…!