Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Ju do apo jo partneri? Tani mund ta zbuloni vetëm më një lëkurë portokalli

TikTok mendon se dashuria e vërtetë mund tëvërtetohet me një lëvozhgë portokalli.

Trendi meportokalli është kthyer në trendin më viral të momentin dhe mendohet se ka nisur me një ish-çift.

“Më ka marrë malli të më qëroni portokallet në mëngjes”, shkruan njëri prej partnerëve ndërkohë që tjetri duket se e ka bllokuar.

Testoni edhe ju partnerin tuaj. Si bëhet kjo? Me një lëkurë të thjeshtë portokalli.

Pra, e vetmja mënyrë për të ditur nëse dikush ju do dhe kujdeset për ju, sipas trendit të ri, është t’i kërkoni që të qëroni një portokall për ju. Mbi 46 milionë përdorues kanë dhënë mendimin e tyre për “teorinë e lëvozhgës së portokallit” virale. Por kjo tendencë nuk ka të bëjë me portokallet.

Ideja është që një akt i vogël mirësie, si qërimi i një portokalli, mund të tregojë se sa mbështetës është partneri/a juaj në një marrëdhënie.

Megjithatë, teoria nuk është e re. Në fakt vjen nga terapisti i marrëdhënieve, Dr. John Gottman, dhe është një shembull i diçkaje që quhet “ofertë”. Oferta mund të thuhet se është si një kërkesë nga njëri partner te tjetri për vëmendje, afirmim, dashuri apo ndonjë lidhje tjetër pozitive. Në marrëdhënie të shëndetshme, të dy partnerët ndihen rehat duke bërë çdo lloj “ofere”.

Pra, duke pyetur partnerin tuaj, “mund të ma jepni këtë? a mund te ma hapesh kete a mund të më bësh një filxhan çaj?” mund të duket e pafajshme, por përgjigja e partnerit mund t’ju tregojë shumë se sa mbështetës është dhe sa i gatshëm është të gjejë kohë për ju dhe të marrë parasysh nevojat tuaja.

Në fund të fundit, ju kuptoni shumë nga gjërat e vogla dhe të thjeshta që tjetri bën për ju. Sigurisht , mospastrimi i një portokalli për ju nëse është i zënë, ose nëse është i lodhur, nuk është domosdoshmërisht një flamur i kuq për marrëdhënien tuaj./vizionplus.tv