Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ju lutem, mos i mbyllni dyert”, Pacolli kritikon Osmanin pas deklaratave për zëdhënësin e BE-së

 
   

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, ndërsa ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani.

Pacolli thotë se dyshon që presidentja Osmani me gjuhën e saj mund të ndikon në zgjidhjen e problemeve të Kosovës.

“Po dyshoj se Presidentja Osmani, me fjalët dhe me gjuhën e saj populliste, duke ofenduar të tjerët, mund të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve në Kosovë. Pavarësisht se kush është dhe nga vjen zoti Stano, ai sot mban një post të rëndësishëm, shumë të rëndësishëm në influencimin (ndikimin) e opinionit ndërkombëtar, pro ose kundër Kosovës”, shkruan Pacolli.

Tutje, ai ka shtuar se Stano përfaqëson konkluzionet e BE-së.

“Të quash deklaratat e tij raciste është një qëndrim që mund të ketë pasoja. Zoti Stano përfaqëson konkluzionet e Bashkimit Evropian, me të cilin Kosova është e lidhur në mënyrë vitale. Nuk e di se çfarë do t’i sjellin deklarata të tilla Kosovës, por jam i sigurt që nuk do të sjellin asgjë të mirë, dhe si e tillë deklaratat e juaj mbetët vetëm një shprehje pseudo-patriotike, primitive, vetëm për konsum të brendshëm në qarqet e mbështetësve te juaj. Kjo gjë nuk është e mirë për një shtet modern dhe dinjitoz për çka ne pretendojmë”.

Më tej, ai ka shtuar “Siç e pamë, pas deklaratës së presidentes erdhi, prompt “paralajmërimi” se Kosova mund te mbetet e vetmuar”.

“Ju lutem, mos i mbyllni dyert, ato nevojitet të mbetën hapur”, përfundon reagimi i Pacollit në Facebook