Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ju lutem ta mirëkuptoni gjendjen e saj të rënduar”/ Pas deklaratave të bujshme të Fjolla Morinës, reagon për herë të parë ish- partneri i saj

Prej disa ditësh tashmë, Morena Taraku ka tërhequr vëmendjen e publikut pas disa deklaratave të forta duke akuzuar disa emra të estradës se janë pjesë e ‘krimit të organizuar’.

Madje në lidhje me këtë situatë, reagoi dhe nëna e artistes, Selvete Rexha e cila pranoi se vajza e saj ka probleme të shëndetit mendor dhe i kërkoi falje publikisht personave që ka akuzuar Fjolla.

“Fjolla, vajza ime nuk është mirë me shëndet ka disa muaj që të gjithë familjarët ndihen në rrezik kur jemi me të. Prej 4 muajsh jam larguar edhe unë nga banesa ku jetoja me Fjollen më është kundërvënë disa herë dhe nuk kam qetësi kur po e shoh në këtë gjendje. Unë bashkë me familjen time distancohemi nga akuzat e saj, nuk i njeh ata persona, ajo vetëm po shpik gjëra që nuk ekzistojnë”, tha nëna e këngëtares, e cila mes tjerash tha se është e shqetësuar për gjendjen e vajzës së Fjollës e cila është vetëm 7 vjeçe dhe me veprimet e nënës së saj përballet çdo ditë.

E së fundmi ka ardhur dhe reagimi i ish-partnerit të këngëtares, biznesmeni Fisnik Syla. Ai ka bërën një deklaratë të gjatë në ‘InstaStory’ ku shprehet se Fjolla nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk duhen marrë përbazë akuzat dhe deklaratat e saj.