Të gjithë na ndodh që në familjet tona të dëgjojmë histori dhe gojëdhëna të ndryshme. Aq më tepër kur bëhet fjalë për ditët e shënuara ose festat bestytnitë janë gjithmonë prezent. E duke qënë se jemi në prag të fundvitit i cili së shpejti do të pasohet nga një fillim i ri.
Vende të ndryshme të botës kanë tradita të ndryshme. Dikush shtron shegë, disa thjerrëza, një tjetër ullinj. Por ka dhe disa ushqime që janë “fat i keq”.
Krahët e pulës nuk janë ide e mirë për t’u shtruar në tryezë. Interpretimet thonë se mund t’ju largohet fati. Në përgjithësi pula nuk është nga ushqimet që “tolerohen” në tryezën e festës.
Ndër erëzat e freskëta, majdanozi nuk është i pranueshëm. Thuhet se ndjell fat të keq, prandaj as mos e dhuroni diku e as mos e përdorni. Mund të bëni edhe pa të!
Tryeza e darkës së ndërrimit të viteve jo vetëm që nuk duhet ngritur, pra nuk duhen hequr ushqimet, por as pjata nuk duhet të përfundohet. Thuhet se nëse lini pak ushqim, viti i ardhshëm do të vijë me bollëk./vizionplus.tv