Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ju vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi tre të dyshuarve për agresionin në Banjskë

 
   

Edhe për dy muaj të tjerë është vazhduar masa e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve për agresionin në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar, V.T, B.S dhe D.M.

Për Klankosova.tv, këtë e bëri të ditur Medina Gashi, bashkëpunëtorja profesionale nga zyra e kryetares së kësaj Gjykatës Themelore më Prishtinë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 20.08.2024 ka marrë Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej dy muaj”, ka thënë Gashi për Klankosova.tv.

Të njëjtit i morën dy muaj paraburgim edhe më 21 qershor të këtij viti, kurse në paraburgim janë nga 26 shtatori i vitit 2023.

Më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit një grup paramilitar, në krye me terroristin Millan Radoiçiq, kishin sulmuar Policinë e Kosovës, ku pati mbet i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Policia pati intervenuar ku kishte vrarë tre terroristë dhe kishte arrestuar disa të tjerë.