Julien MacDonald shpalos vezullim dhe shkëlqim në koleksionin e ri

JulienXGabriela para adhuruesve të modës

JulienXGabriela para adhuruesve të modës

Disenjatori i njohur Julien Macdonald i qëndroi besnik formës në shfaqjen e tij të fundit, duke shpalosur një koleksion plot vezullim dhe shkëlqim për pranverë/verë 2020.

Koleksioni, që u prezantua në Southwark Cathedral në Londër, shënon bashkëpunimin me personalitetin shoqëror Gabriela Gonzalez, që me vend është emërtuar Julien x Gabriela, shkruan rtv21.tv

Si veshjet e mëparshme të Macdonald, koleksioni ishte plot fustane të stolisur me vezullime, me skaje nga lëkura, mini fustana metalikë dhe veshje vezulluese me shirita me mjaft paraqitje të trupit në shfaqje.

Ndryshe, java e modës në Londër përmbyllet më 17 shtator 2019./21Media